[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Angela Merkel në një supermarket, duke blerë sapun dhe letra tualeti



Kancelarja gjermane Angela Merkel po e përjeton një pandemi të coronavirusit si miliona gjermanë të tjerë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, si një blerëse e supermarketeve, ajo është parë duke shkuar nga një raft te tjetri dhe kontrollon që mallrat që kërkojnë janë ende në dispozicion. Siç thuhet më tej, Merkel ishte duke bërë pazar në “Berlin-Mitte” pasditen e djeshme.

Rreth orës 17:00 ajo arriti në supermarketin “Hit Ullrich”. Ajo së pari shkoi në raftet me perime dhe më pas të tjerat, shkruan Bild.de.

 

Ajo mbushi vetë karrocën me produkte, duke përfshirë qershi, sapun dhe letër higjienike, të cilat i pagoi me kartelën e saj.

Menu Title