[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Angjelina Krasniqi – Enxhi: Kur puhizon!



Kur puhizon lehtë aromë e pranveruar
Me frymnajat që sjellin erë ngazëllyese,
Valerizim i shpirtit hidhet në të praruar
Leshohet ujvarë nën dehje drithëruese!…

Dritësime mes fijeve të ndara si kallinjë
Zëret e fëmijëve interval rrahjezemrash,
Sythojnë endrrat mbi të shpirtit lëndinë
Pika rubinesh, shkëlqejnë mes këngësh!…

Lëshoj shpirtin, në shpirt fëmije, përditë
Gjatë drejt’ecjes, mbushem me shpresë
Ngjyrimet e jetes i marr si të diellit dritë
Dhe atëherë nën balluket përplot djersë!…

Shpirtin e bëj pelerinë dhe u ri përbrinj
Mbulojë lulimesh nga e shpirtit natyrë,
Edhe kur qiellit ndizen, me mijëra qirinj
Driten ua jap që të shëndrisin me fytyrë!…

Aromë engjellore të erëzoj përplotë shije.
Burgu i parajsës kopsht me lulëzim fëmije!…
Bochum 29 mars 2020

Menu Title