[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Angjelina Krasniqi: Kollitja që ngjall trishtim



 

Pranvera është koha që shpejtë ftohemi,

Por këtë vit na erdhi më një virus mortor,

U bëm ata që nga një kollitje trishtohemi

Lutemi të qetë sikur të ishim vet purgator!…

 

Gjersa shumica janë strukur në heshtje

Marr mbrojtëse, borëza dhe maskë goje,

Po, a më ndihmojnë nga virusi në endje

Kur në punë, jam me virusin brenda loje!…

 

Punoj frikshëm, por kthehem e fuqishme

Kur mendoj, nga unë, s’merr askush virus,

Frika më rrënqeth dhe s’jam e bindëshme

Se mos e marr dhe unë, bishtin tmerrues!…

 

Zot i plotfuqishëm të qofsha falë vetem ty,

Na mbrojë dhe ti, aq sa mbrohemi dhe ne,

Gjersa kujdesemi për veten, hidh ti një sy,

Të ngjallemi në ecje e të mos rrim përdhe!…

 

Një heshtje e errët ka kapluar njerëzimin

Gjersa virusi fantazmë bënë punen e vet,

Po kush qenka kjo bish’ që vret me ajrimin

Po kush deshi që njerëzimi t’herret vërtet?…

Menu Title