[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anija “e shpresës” preket nga COVID-19, infektohet një anëtar i ekuipazhit në “spitalin ujor”



Anija-spital, e vendosur në Los Angeles për të dhënë ndihmë mjekësore gjatë pandemisë ka rënë vetë pre e Covid-19. Mësohet se një anëtar i ekuipazhit në anijen Mercy Hospital ka testuar pozitiv me koronavirus. Personi në fjalë aktualisht është i izoluar në anije dhe së shpejti do të transferohet në një strukturë izolimi jashtë anijes, në monitorim për simptoma të rënda.

“Kjo nuk do ndikojë në misionin e anijes që ka për pacientët me koronavirus. Ata do vazhdojnë të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e pacientëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në bord”, shprehet një anëtare e marinës amerikane Andrew Bertucci.

Që nga e mërkura në mëngjes, Mercy USNS ka trajtuar 28 pacientë me 11 shtretër të zënë aktualisht.

Menu Title