.
×

Ankohen prindërit, cilësia e kifleve nëpër shkolla nuk është edhe aq e mirë



Në moshën kur fëmijët fillojnë shkollën, “regjimi” i tyre në ushqim ndryshon dhe kjo natyrisht se ka ndikim të madh te ta, prandaj përkushtimi duhet të jetë shumë i madh, Organizimi i vakteve të ushqimeve, që fëmija duhet të konsumojë, duhet të jetë prioritet i çdo prindi.

Në Prishtinë, nxënësit nga shkolla marrin nga një kifle në ditë, që i bie 5 sosh në javë.Prindërit ankohen se cilësia e kifleve nuk është edhe aq e mirë dhe se detyrohen që fëmijëve të tyre t’u japin ushqim nga shtëpia.

Duke marrë parasysh se këto kifle në shkolla sigurohen nga Komuna e Prishtinës dhe duke marrë për bazë ankesat e prindërve,është tentuar të marrë një përgjigje dhe reagim pikërisht nga Komuna, por kjo ka qenë e pamundur.

Në anën tjetër, nutricionistja Diola Dosti – Baftiu, është për atë që fëmijët të ushqehen me kifle, por që duhet të ketë edhe opsione të tjera si për shembull fruta.

Nutricionistja Diola Dosti – Baftiu porosit për fund që të tregohet kujdes i duhur ndaj ushqyerjes së fëmijëve.