[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Berisha, apo “misiti” i Koalicionit LDK-AAK e kryediplomati i Qeverisë së ardhshme të Kosovës



Botapress, 4 Prill -Ai ushtron funksion politik në AAK por rrugëtimin e tij në politikë e ka nisur me bindje dhe me traditë LDK-iste. Anton Berisha është një emër i vecantë në skenën politike përtej AAK-së. I vendosur në vendimet e tij pavarësisht pasojave që ka përjetuar edhe personalisht por edhe politikisht, shkruan Botapress.

Anton Berisha i ka tejkaluar sfidat e tij, pavarësisht se nganjëherë ka qenë i vetëm dhe pavarësisht se është menduar se ai tashmë “ka marrë fund!”. Më 28 shkurt dhe me 12 prill të vitit 2007, katër persona kishin tentuar ta vrasin Anton Berishën por e ka shpëtuar Zoti.
Aderimi i tij në AAK nuk e ka lëkundur e aq më pak nuk e ka “përkuklur” që të heq dorë nga parimet e tij për të drejtën dhe mendimin e lirë edhe në politikë. Madje, Anton Berisha njihet si ndër politikanë që ka patur guximin që edhe publikisht të mos pajtohet me kryetarin Ramush
Haradinaj.
Por rrugëtimi i tij politik në relacionin LDK-AKK, Anton Berishën e bën sot personalitetin e duhur e të kërkuar për të krijuare jo vetëm një Qeveri stabile por edhe një klimë të bashkëpunimit politik në vend. Ai mund të krijojë relacione të bashkëpunimit reciprok mes LDK ne AAK-së, duke e lene në harresë të kaluarën dhe duke mundësuar një relacion të bashkëpunimit mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeverisës LDK-AAK.
Thyerja e shpejtë dhe e madhe mes partnerëve të tashëm të koalicionit VV-LDK kërkon emra të tjerë që ofrojnë bashkëpunim e mirekuptim reciprok. Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e kanë luksin që cdo 2 vjet apo edhe cdo 6 muaj tu drejtohen kutive të votimit për shkak të tekeve e inateve të liderëve me ngarkesa e paragjykime politike.
Në këtë drejtim, Anton Berisha përvec se është personalitet kredibil për qeverinë e ardhshme, është edhe emër i besueshëm nga AAK-ja për partnerin e saj LDK-në. Prandaj, në qoftëse ekipi qeverisës i LDK-së tashmë është i kompletuar, pëkrah kryeministrit eventual te LDK-së, Avdullah Hotit, diplomacinë e jashtë të Qeverisë së ardhshme të Kosovës do ta drejtonte më së miri Anton Berisha. Pritni edhe pak ditë që kjo prognozë jona politike të votohet në Parlamentin e Republikës së
Kosovës.
Bajrush Morina

Menu Title