[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Berisha e merr në mbrojtje Halil Matoshin: Po sulmohet nga “bijtë e babës Enver”



Anton Berisha ka reaguar me një postim në llogarin e tij në facebook duke i dalur në mbrojtje analistit dhe publicistit Halil Matoshi, duke thënë se Matoshi po sulmohet nga bijtë e babaës Enver, shkruan Botapress.info

Ky është shkrimi i plotë nga ana e Berishes pa ndërhyrje të Gazetes Botapress:

Halil Matoshi eshte aktiv ne jeten publike  qe nga vitet ‘90-ta. Ne keto vite nuk kam pasur ndonje fokusim e as gjykim te veçante per te. Por, ta njohesh e te punosh me Halil Matoshin, siç me ka ndodhur ne keto vitet e fundit, atehere nuk ke asnje zgjidhje tjeter perveç ta respektosh per vlerat e tij njerezore, ndershmerinë, profesionalitetin dhe dashurine, e perserise dashurine e pamase ndaj vendit te vet.

Tash, sulmet e uleta dhe gjuha ofenduese kunder tij eshte e programuar ne kuader te fushates propagandiste te pinjolleve te ‘babës’ Enver qe u ka hasur sharra ne gozhde ne Kosove.

Te trimeruar nga vdekja e Ibrahim Rugoves, qe kishte kompleksuar kete kategori e ideologji, duke e margjinalizuar ne Kosove e duke e shperfillur ne Shqiperi, tash kane gjetur momentin per nje riinstalim ideologjik, e me qellim qe te na rifusin ne orbiten ideologjike lindore.

Metodat e tyre jane tashme te provuara, ndersa gjuha ofenduese per ta eshte nje mjet i lejuar.

Nuk mund te them se ata jane te pasuksesshem dhe te parezultate ne Kosove, por mund te themi se ne nuk do t’i dorezohemi te majtes sllaviste qe  ka pasur, ka dhe do te kete vetem nje qellim: deshqiptarizimin dhe shkaterrimin e shtetit te Kosoves.

Halilin, jo se jo.

Menu Title