[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Berisha: Qeveria eshte organ kushtetues qe del prej vullnetit qytetar dhe marreveshjes te partnereve politik



Qeveria eshte organ kushtetues qe del prej vullnetit qytetar dhe marreveshjes te partnereve politik kur ata plotesojne kushtin kushtetues e demokratik, te arritjes se shumices parlamentare, siç ka ndodhur ne zgjedhjet e fundit me VV dhe LDK-ne.

Prishja e marreveshjes automatikisht eshte humbja e shumices ne parlament qe kerkon zgjidhje alternative.

Pa hyre ne raportet e brendshme ndermjet VV-se dhe LDK-se, objektivisht eshte e pakuptimte te atakohet cilido subjekt per veprimet qe ndermerre per te bere nje zgjidhje.

LDK, eshte percaktuar per mocionin, nje procedure qe eshte e parapare ne kushtetute; VV nese nuk arrine te gjeje gjuhen e perbashket me LDK-ne, duhet te krijoje nje shumice te re.

Pra, akti i mocionit nuk e zhvlereson rezultatin e zgjedhjeve te 6 tetorit, e as renditjen e partive politike, keshtu qe VV mund te vazhdoj te qeverise me vendin ne te dy situata: mocioni te mos marre shumicen ose edhe pas mocionit te krijoje nje shumice te re.

Kjo eshte detyra e nje partie politike ne nje rend demokratik, te gjej rruge per te krijuar shumicen.

Kosova, ne rrethana te pandemise, ka nevoje per nje qeveri, ne minimum te shumices dhe kohezive, e jo nje qeveri formale me probleme me vetveten dhe ne nje beteje brendaqeveritare dhe nderinstitucionale qe i merr enegji te panevojshme. Nje qeveri e tille nuk mund te kryej funksionin vital te udheheqjes se vendit ne sherbim te qytetareve te vet.

Rendi kushtetues dhe demokratik i Kosoves eshte i bazuar ne modelin e shteteve euroatlantike dhe nuk duron modele te tjera te çfaredo natyre apo rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Menu Title