.
×

Anton Quni ishte prej fillimit pjesëmarrës i luftës, kjo video demanton Nasim Haradinajn (Video)



 

Botapress, 20 Prill – Debati mes Anton Qunit e Xhavit Halitit i nisur në një emision televiziv ka vazhduar në Kuvend. Në këtë debat kanë marrë pjesë edhe protagonistë të tjerë, shumica prej tyre duke pohuar dhe dëshmuar deklarimet e Anton Qunit për miliona markat që Xhavit Haliti kishte marrë në emër të blerjes së armatimt për UÇK-në, shkruan Botapapress.

Në këtë debat është përfshirë edhe Nasim Haradinaj. Ky i fundit e ka quajtur Anton Qunin “kauboj” që ka hyrë në luftë me vonesë.

Anton Quni nuk ka rënë në nivelin e Haradinajt.

Por një video e shpërndarë në youtube në të cilën shihen Agim Ramadani dhe Anton Quni, jo vetëm se demanton Nasim Haradinajn por dëshmon pjesëmarrjen në luftë madje prej fillimit të luftës në Kosovë. Videoja mban datën e 30 shtatorit të vitit 1998. Aty shihen dëshmori i Koshares Agim Ramadani dhe Anton Quni gjatë një operacioni ushtarak në kufi ku sulmohet kazerma ushtarake serbe. Ky aksion është zhvilluar më 30 shtator të vitit 1998, vetëm 9 ditë pas vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë më 21 shtator të këtij viti.

Në këtë video vërtetë Anton Quni ka të vënë në kokë një “sheshir” kauboji por jo duke “luajtur filma” siç ka deklaruar Nasim Haradinaj, por duke neutralizuar   Njësinë Speciale “Zhaoka” të ushtrisë jugosllave ne shtator te vitit 1998.,, shkruan Botapress.

Për më shumë shihni videon