.
×

Anton Quni ka një dedikim te veçantë për Flamurin, vëllain e Xhemajl Mustafës së ndjerë



Janë bërë bashkë sot në Qytetin e Lidhjes së Prizrenit, në Prizren. Më parë i ka bashkuar lufta, Beteja e Koshares, i ka mbajtur të bashkuar ideali për lirinë e Kosovës dhe janë mbledhur në Prizrenin e Lidhjes për të evokuar dhe shijuar mimente të bukura të qytetit historik. Anton Quni, një nga emrat e lavdishëm të Betejës së Koshares dhe deputeti më i guximshëm i Kuvendit të Kosovvës ka takuar Flamurin, vëllaun e Xhemajl Mustafës së ndjerë që u vra pabesisht pas shpine dhe bashkëshorten e tij Fatime Jashanicën që siç shkruan Quni, këngëtarja që i këndon Ibrahim Rugovës. Për më shumë ja postimi i Anton Qunit në Facebook:

E quajnë FLAMUR.
Është i vëllai i gazetarit, publicistit, veprimtarit dhe atdhetarit të madh që u vra pabesisht pas lufte, Xhemail Mustafës.
Flamuri ka qenë luftëtar i Betejës së Kosharës.
Fatime Jashanicën, bashkëshortën e tij, shpresoj ta keni dëgjuar duke i kënduar Ibrahim Rugovës.
Nëpër mot me shi e diell pranvere, shëtitem nëpër Prizren, evokuam kujtime dhe shijuam momente të bukura.