.
×

Anton Quni ka një falënderim për votuesit e LDK-së në Prizren e më gjërë



 

Është radhitur ndër 5 deputetët më të votuar jo vetëm në listen e LDK-së por AI nuk është i kënaqur. Anton Quni pasi ka falënderuar aktivistet dhe votuesit e LDK-së në Prizren e në Kosova ka dashur dhe ka synuar që LDK të dal e para në Prizren e në Kosovë shkruan Botapress.

Në një postim të tij në Facebook, Quni la shkruar;

Te dashur simpatizant e aktivistë të LDK’s ne Prizren, tash kur i kemi pranuar rezultatet preliminare nga KQZ, dua te shprehi falenderimin tim te sinqert per votat tuaja dhene Lidhjes Demokratike te Kosoves, kandidateve te deges dhe gjithe kandidateve tuaj te preferuar ne listen e LDK’s.

Megjithese pritjet tona ishin per nje fitore ndryshe, megjithate ndryshimi i nevojshem dhe i kerkuar ndodhi, dhe kjo fale aktivizimit dhe votes tuaj.

Prizreni ne kete legjislature do te përfaqësohet nga kater (4) deputet te deges tone, Hatim Baxhaku, Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli dhe une, Anton Quni.

Xhavit Ukaj, me nje angazhim dhe perkushtim maksimal, ka marre numer te madh te votave qe e rradhisin te dytin ne listen pritese te partise. Angazhim te jashtezakonshem ne fushate kane treguar edhe dy zonjat e nderuara, kryetarja e FG Sadije Osaj-Jakupi dhe Hyre Tejeci. Megjithese nuk arriten te hyjne ne Kuvend, une e vleresoj jashtezakonisht shume angazhimin e tyre, ashtu sic vleresoj lart edhe angazhimin e kandidatit te deges se Zhurit Fadil Vezaj dhe te te gjithe kolegeve garues te ketyre zgjedhjeve.

Nje falenderim te vecant dua ta shprehi per udheheqjen e mire te kampanjes tone zgjedhore, shefit te Shtabit, Hanefi Muharremit dhe gjithe anetareve te angazhuar ne ekipin e tij, te cilet kane bere nje pune te jashtezakonshme pergjate gjithe fushates.

Mirenjohja ime shkon edhe per te gjithe kryetaret e nendegeve dhe aktivistet tane ne teren.

Angazhimi yne i përbashkët, LDK’s ne Prizren i solli ngritjen e votave, krahasuar me zgjedhjet paraprake.

A jam i kenaqur me kete rezultat, natyrisht qe jo, sepse synimi im eshte qe, bashk me ju, te ngrisim LDK’n e Prizrenit aty ku meriton te jete, ne vendin e pare dhe ta bejme pretendente kryesore per ta marre qeverisjen lokale, kurdo qe te mbahen zgjedhjet.

Diteve ne vijim, do te mblidhemi, te analizojme rezultatin ne detaje dhe te gjitha te metat qe i kemi evidentuar gjate rruges, pastaj do te fillojme punen ne teren.

Bashk mundemi!

Shendet dhe mbaresi per te gjithe.

Antoni Quni

Kryetar i LDK’s Prizren