[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Quni: Kryeministër ju keni një orë kohë për të tërhequr vendimet



Ministri I Mbrojtjes nga rradhët e LDK-së, Anton Quni në fjalimin e tij para deputetëve të Kosovës, tha që kryeministrit që ai nuk ka qenë konsistent dhe bashkëpunues kur e ka shkarkuar ministrin Agim Veliu, njofton Botapress.

Ndër të tjera ai tha që mendime uniforme kane partitë si LVV, PDK, AAK, NISMA e të tjera.

Ai tha që duhet ti zbulojë disa gjëra, pasiqë këmi ardhur në këtë pikë.
Ne LDK kanë qenë një numër I madh i zyrtarëve që ë kanë dashur këtë koalicion dhe ka prej atyre që nuk e kanë dashur. Unë kam qenë I autorizuar që në emër të LDK të flas me ju, dhe kemi biseduar per shume gjëra dhe mos e ruani shpinën nga unë e nga LDK por nga të tjerët’’ tha Anton Quni, njofton Botapress.

Në fund, ai I tha që pasi e keni parë se si duhet të menaxhohet shteti, keni treguar se ju nuk mund ta menaxhoni shtetin . Ju keni kohë ti rishikoni vendimet brenda një ore të pauzës dhe ky është një mundësi e fundit për të reflektuar për të vazhduar koalicioni dhe qeveria’’ tha Quni, përcjell Botapress.

Menu Title