.
×

Anton Quni: Nuk kam arsye me votu Thaçin për President (Video)



Deputeti i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Anton Quni në emisionin “FORUM” të Televizion Rrokum tha se nuk ka qenë i emëruar për ministër të FSK, nga partia e tij. Ai, po ashtu mohoi zërat se brenda LDK’së po formohet edhe një grup parlamentar gjithashtu edhe formimin e një parti të re katolike në vend, duke i quajtur të gjitha këto spekulime.

Sa i përket raporteve me kryetarin e partisë, Isa Mustafen, Quni tha se ka raporte të shkëlqyeshme edhe pse nuk e ka votuar atë.

“ Raportet me Mustafen i kam shumë të mira…. Sa i përket votimit të tij unë në formën time e kam shprehë një dozë të skepticizmit në mënyrën se si ka ardhur ky koalicion, duke dashur të përçoj një mesazh të elektorati që nuk e ka pritë mirë këtë koalicion duke ju qëndruar afër atyre” , ka thënë ai.

I pyetur se a do të jete kandidat për kryetar të partisë ai tha: “Kjo nuk varet nga disponimi ime dhe vetëm nga dëshira ime unë do e them një thënie të Napolonit një ushtar që nuk dëshiron me u bë gjeneral nuk është ushtar i mirë”.

Ma tej ai ka treguar se pse se ka votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar duke thënë se një udhëheqës i SHIK’ut nuk e meriton me udhëheqë kuvendin.

“Po mendoj se kanë dashur ta përçojnë një mesazh jo të mirë, ai mesazh është keni kujdes ç’ka folni se ne i dimë të gjitha për ju, kjo është një arrogancë politike dhe nuk e kam ndje vetëm që duhet me votuar” , ka thënë Quni.

Madje, ai deklaroi se nuk do ta votojë as Hashim Thaçin për President të vendit.

“ Unë kam një bindje se shoqëria jonë mund të ofroje persona që kane kredibilitet shumë më të lartë dhe një profil më të lart politikë, moral, intelektual se Hashim Thaçi dhe deri sa të ekzistoj kjo arsye nuk jam ne siklet ta votoj… Dhe nuk ka arsye me votu”, ka thënë deputeti i LDK’së.

Quni foli edhe për kohen kur ka qenë pjese e FARK’ut, dhe sipas tij ka pas tendenca që të bëhet një ushtri e vetme por gjitha marrëveshjet që janë bërë, të nesërmen nuk kanë qenë funksionale.

“Janë bërë tendenca deri në nivelet ma të larta, e dinin për takimin e Osllos të autoriteteve të Forcave të Armatosura të Republikës se Kosovës. Me zotri Adem Demaqin kanë qenë takime të shumta në Tirane në mes autoriteteve të Shtabit të Përgjithshëm dhe ministrisë se Mbrojtës fatkeqësisht të gjitha këto përpjekje dhe marrëveshje që janë arrit brenda një dite, të nesërme nuk kanë qënë funksionale… Ka ekzistuar një lloje përçarje, një loje fërkimi kemi pas edhe incidente, por në përgjithësi edhe në ato rrethana kemi funksionuar mirë”, ka deklaruar Quni në këtë intervistë për RRokumTV.