[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Qunin e ka vizituar sot një djalë i vogël me trup po me emër të madh



 

Botapress, 19 shtator -Me gjyshin e tij ka lufutar së bashku në Kosharen Legjendare. Por tash 20 e sa vjet më pas, Anton Quni, ministër i Mbrojtjes ka pritur në zyrën e tij një djalë të vogël me trup po të madh me emër. E ka pritur Sali Çekajn, junior, nipin e Heroit të Koshares, Sali Çekajt, shkruan Botapress.
Vizitën e Sali Çekajt junior e ka bërë të ditur vetë Anton Quni ministër i Mbrojtjes në një postim të tij në Facebook:
Sali Çekaj – juniori, më ka dhuru shumë emocion me vizitën e tij.
Në kujtimet e mia gjyshi i tij jeton deri sa të kem jetë dhe unë..
Sali Çeku – junior, do të mbaj me krenari emrin e gjyshit, Heroit të Kosovës, Sali Çeku – Veterani – gjaku i të cilit shkruajti historinë e re të Kosovës.
Gjyshi yt murosi lapidar krenarie gjatë ecjes..i vogël Sali, rritu për të ecur krenar e kokëlart asaj rruge!

Menu Title