[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohen dy persona që shisnin fidane derisa ishin të infektuar me Covid-19



Afër 20 persona paraqiten në QKMF-në e Krushës, pas njoftimit se dy tregtarë janë infektuar Është koha e të mbjelljeve. Pavarësisht situatës me virusin covid19, kontakti mes njerëzve për të kryer shitje e blerje po vazhdon.

Edhe dy tregtarë nga Komuna e Malishevës, ditën e premte u nisën për në Krushë të Madhe. E atje, këta tregtarë u shitën fidane banorëve të fshatit. Por, disa ditë më pas, doli një problem.

Dy shitësit u konfirmuan si pozitiv me virusin covid10. Për këtë ka njoftuar, kryetari i Këshillit të fshatit në Krushë të Madhe, Selami Hoti. Hoti, u shpreh se në bazë të të dhënave të Policisë tregtarët nga Malisheva kanë qëndruar në fshat për disa orë, e më pas janë larguar.

Ndërsa shtoi, se deri më tani në Qendrën e Mjekësisë familjare, janë paraqitur rreth 20 persona që kanë pasur kontakt me dy tregtarët. Në Kosovë, më 13 mars u shënua rasti i parë me virusin covid 19. Ndërsa, deri më tani janë shënuar 145 persona, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.

Menu Title