.
×

Arta Cakiqi synon kurorën e “Miss Zvicra Qendrore”



Arta Cakiqi synon të premten në mbrëmje kurorën “Miss Zvicra Qendrore”. Nga dhjetë vajza që kanë qenë finaliste, pas disa seleksionimeve të jurisë, “biletën” për finale e kanë fituar vetëm tetë vajza, ku njëra ndër to do të shpallet edhe Misi i Zvicrës Qendrore.Për t’u prezantuar sa më mirë dhe me dinjitet, bukuroshja nga Podujeva, e cila jeton në kantonin e Shvic (Schëyz), është duke u përgatitur që nga muaji qershor. Trajnimet e pandërprera miset i kanë bërë me zonjën Monika Hofer nga shkolla e modeleve zvicerane, e cila ka punuar edhe me modelet në Peru dhe me ato nga shtetet e Amerikës Latine.Bukuroshja 21-vjeçare shprehet për albinfo.ch se është mjaft e përgatitur për këtë garë dhe ajo pret që të fitojë më të mirën. “Synimin që të fitojmë e kemi të gjitha, por sido që të përfundojë ky spektakël, jam e lumtur që kam arritur deri këtu. Dëshira ime ka qenë që të prezantoj kombin tim dhe këtë e kam arritur”, thotë Arta, e cila falënderon gjithë shqiptarët që e kanë përkrahur atë me votat e tyre në rrjetet sociale dhe gjithashtu fotografin e njohur shqiptar në Zvicër, Admir Sahitin, më të cilin ka realizuar sete fotografish.Dëshiron të ndihmojë fëmijët në Kosovë.Sipas Artës, në rast se do të fitojë kurorën e bukurisë, njerëzit e parë që kishte pasur dëshirë t’ ia urojnë janë nëna e saj dhe i fejuari, Liridoni, të cilët e kanë përkrahur dhe i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe.Muaj më parë në një anketë të realizuar nga gazeta zvicerane “20 Miunten”, lexuesit e saj e shpallën Artën fituese të këtij spektaklit.Por, çfarë do të bëjë ajo, nëse fiton këtë titull?“Me këtë titull dua të filloj një nismë për të ndihmuar fëmijët e dëshmorëve në Kosovë. Vite më parë së bashku me babain kemi marrë pjesë në një projekt humanitar për ndërtimin e shtëpisë së një familjeje në nevojë në Kosovë. Tash me këtë shansë do të doja të vazhdoja në këtë rrugë”, pohon Arta për portalin tonë.Fituesja e këtij spektakli ka të drejtën e ngasjes së një veture luksoze për një vit, pjesëmarrjen direkte në “Miss Zvicra 2015”, si dhe shumë aktivitete të tjera./ albinfo.ch