[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Artisti Haxhi Fejzullahu pushton mediat austriake!



“Në natyrë drita krijon ngjyrën – në pikturë ngjyra krijon dritën ” Kjo thënje e njohur duket se është bërë moto e një artisti të vyeshum që nuk shpëton pa u vrejtur jo vetëm në mediat shkruara shqipe, por edhe ato austriake që është shembulli më i mirë se diaspora shqiptare në këtë rast në Austri po hynë ngadalë por në mënyrë të sigurtë në jetën kulturore por edhe shoqërore të vendit ku jetojnë.Në këtë vazhdë të aktiviteteve të shumëta të komunitetit tonë në Austri, bënë pjesë edhe artistiHaxhi Fejzullahu nga Skenderaj i cili jeton dhe vepron në Voitsberg të Steiermark-ut në Austri. Si adhurues i punimeve artistike bota e mbrendëshme prej artisti nuk mundi të i rezistojë forcës së derdhjes së ngjyrave në pëlhurë, prandaj atë që e kishte në mendje filloi të e bëjë realitet.Duke krijuar ekskluzivisht për të knaqur shpirtin e tië në fillim, si duket forca shprehëse e tijë filloi tëzgjerohet me shpejtësi ndër miq dhe më vonë edhe në rrethe të gjëra në prezentime në kuadër të aktiviteteve të komunitetit shqiptarë dhe ekspozitave të hapura për artëdashësit e shumtë.Një portret i këtij artisti përshkruhet deri në hollësi nga gazeta austriake dhe portali „Mein bezirkt .at“ qysh më 26 Qershor 2012 nga një ekspozit e organizuar në periferi të qytetit Köflach ku në hapje të ekspozitësh ishte edhe kryetari i komunës Riemer ku kishte bërë edhe disa foto me Haxhiun, kjo ekspozitë ishte vizituar nga shumë artëdashës të ngjyrave.E njëta gazetë e datës 23 Tetor 2015 shkruan një shkrim me titull „Kur pikturat mund të flasin ´´ ku pasqyron pos biografisë edhe botën e mbrendëshme të artistit të shprehur në ngjyra.Në gusht të vitit 2018 Franz Taucher një gazetar nga qyteti Voitsberg në një shkrim të tij, përshkruan Haxhiun si një artistë që jeton në mes të kaluarës dhe të sotmes duke dhënë vlersime të larta për punimet e tija.Më 02 Janar 2020 një ndër gazetat me tirazh më të madhë në Austri ,,Kleine Zeitung´´ prezenton Haxhiun si një artistë të madhë ku fantazia e ngjyrave bënë mrekulli, këtu nuk do permendi shkrimet dhe vlersimet e ndryshme në rrjetet sociale dhe ato gojore.Haxhi Fejzullahu është mjaftë prezent me ekspozitat e tija kudo ku ka mundësi.Edhe vitin që e lamë pasë kishte disa ekspozita, por vlen të veqohet ajo të cilën shoqata ,,Internationale´´ në Kapfenberg organizoi si ekspozitë personale të Haxhiut, e cila për herë të parë organizon një ekspozitë të tillë, duke u frymëzuar nga punimet tejet interesante të këtij artisti.Në këtë ekspozit të organizuar për mrekulli ishin të pranishum shumë artëdashës nga vise të ndryshme të austrisë ku u mahnitën me punimet e këtij artisti e sidomos ajo e Adem Jashari-it,statuja e lirisë,ikja,pema në zjarr, impresione abstrakte,etj.Në fund mund të themi se diaspora ngadal por me hapa të sigurt në Austri është duke shpalos punën e vet në fusha të ndryshme në mënyrën më të mirë, duke treguar kulturën dhe aftësit krijuese si në artë ,sport dhe procese integruese, pa harruar asnjëherë identitetin e tyre.  Vehbi Haliti–Austri

Menu Title