.
×

Associated Press: 26 kosovarë shtrihen në spital pasi hapën kutitë e votimit



Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, ka shkruar për 26 zyrtarët e KQZ-së që morën alergji gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia.

AP tregon se një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të KQZ-së u dërguan në spital për shkak të problemeve shëndetësore pasi hapën pesë kuti të votimit të ardhura nga Serbia.

“Mediat lokale raportojnë se 26 zyrtarë kishin reagime alergjike dhe probleme të lëkurës pas hapjes së kutive të votimit”.

“Mjekët e Qendrës Emergjente kanë bërë të ditur se të gjithë pacientët kishin kruarje dhe lëkurë të skuqur”.