[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avdyli reagon pas vizitës së Veselit në Zveqan, thotë se shkeli me dy këmbë rekomandimet e IKSHPK’së



Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas vizitës së kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, në Zveqan ku u takua me shumë qytetarë. Zveqani është një prej komunave të karantinuara.

‘’Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekomandimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveqan’’, ka thënë Avdyli.

‘’Vetë i 20 ,mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim. Ka edhe përqafime politike. Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social e tubimet paraqet shkelje flagrante të masave antiepidemike por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve. #rriNshpi vlen edhe për ty Kadri.’’, tha tutje Avdyli.

Menu Title