[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avioni “enigmatik” nga Holanda solli në Kosovë futbollistet e këtij shteti



 

Një aeroplan special nga Holanda ka aterruar sot në orët e padites në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Dyshimet e para lidhur me këtë aeroplan ishin se mund të lidhet me Hagën.Por, kjo është mohuar nga zyrtarët e Aeroportit. Zëdhënësja Valentina Gara, ka thënë për Klankosova.tv që ardhja e këtij aeroplani nuk lidhet me Specialen.

“Ne nuk jemi autoriteti që lëshojmë leje për fluturime por është Ministria e Infrastrukturës, megjithatë në orarin tonë të fluturime nuk kemi, asnjë fluturim nga/për në Hagë”.

Klan Kosova mëson nga burimet se ky aeroplan i ka sjell futbollistet e Kombëtares së Holandës që do ta zhvillojnë një ndeshje me Kosovën.

Madje sipas informacioneve nuk është vetëm një aeroplan por janë dy.Ndeshja Kosova-Holanda do të zhvillohet sonte nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Menu Title