.
×

Avni Tafili: Nuk paskan faj të huajt sa ne



 

Më shumë paskemi falur sesa na paskan grabitur. Më shumë paskemi poshtëruar veten sesa na paskan poshtëruar. Më shumë qenkemi shituar sesa na paskan blerë. As Berlini e as Londra nuk na paskan faj pse sot Shqipëria është e copëtuar, e vogël dhe e ndarë. Pse sot jemi të shpartalluar e të nënshtruar.

 

Kemi nevojë të lëvizim të lirë. Kjo është e drejtë themeltare e demokratike. Jemi pjesë e Europës. Por kushtëzimi i kësaj të drejte me kushte që cenojnë integritetin e dinjitetin tonë, është e padrejtë, e dhunshme, e turpshme dhe poshtëruese. Po të kishim qëndruar krenarë, të palëkundur, parimorë e të vendosur, do ta kishim bindur gjithë Europën dhe aleatët, se kemi të drejtë dhe nuk heqim dorë nga të drejtat tona.

 

Ata që bënë marrëveshje për të votuar kalimin e demarkacionit, duke i falë tokë Malit të Zi, shkelën mbi historinë dhe krenarinë tonë. Shkelën mbi lavdinë tonë.