[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avokati Besnik Berisha i ka dy fjalë për ata që “po vajtojnë” për shkarkimin e Task Forcës



 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Task Forcës për luftimin e korrupsionit është bërë cështje e përplasjes jo vetëm mes kryeministrti Avdullah Hoti e Ramush Haradinajt por edhe temë e debateve në medie e në postime në rrjetet sociale, shkruan Botapress.
Me këtë vendim të Qeverisë Hoti është marrë edhe avokati i njohur Besnik Berisha. Në një postim të tij të fundit, Berisha ka shkruar se “U kenaqem duke degju se sa kallezime i ka be kjo Task Force, por askush nuk po tregon se sa aktgjykime denuese kishim per plote 10 vjet, si rezultat i punes se kesaj Task Force”
Për më shumë ja postimi i avokatit Berisha në Facebook:

Kushdo qe e vajton shkarkimin e Task Forces me arsyetimin se ata kane bere pune te mire dhe se kane treguar qe nuk ka persona te paprekshem, e ka gabim.
Jo vetem qe kishte persona te paprekshem, e besa ka edhe sot, por kishte edhe te atille qe e dirixhonin se kush duhet te “preket” dhe kur duhet te ndodhe kjo.
U kenaqem duke degju se sa kallezime i ka be kjo Task Force, por askush nuk po tregon se sa aktgjykime denuese kishim per plote 10 vjet, si rezultat i punes se kesaj Task Force.
Ne fund fare, eshte shkarkuar vetem trupa e emeruar si Task Force, por jo dhe individet qe kishte ne kete trupe. Nese ata kane qene te mire dhe kane punuar me nder, kete mund ta bejne edhe ne pozitat qe sot mbajne ne kuader te Policise e Prokurorise.
P.s. Hetuesit e Task Forces kane marre hic me pak se 400 euro me shume se koleget e tyre, per punen e njejte qe benin ata.

Menu Title