[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avokati Koci: Përfaqësoj shumë medie, i këshillova mos t’i publikojnë dosjet e Speciales



 

Avokati Arianit Koci ka thënë në emisionin Pressing se publikimi i dosjeve të Speciales do të mund të ishte shkelje e ligjit dhe do të kompromentonte emrat e të përfshirëve në një proces gjyqësor.

“Zbulimi i paautorizuar i emrit të dëshmitarit është shkelje e ligjit. E kemi parë edhe rastin Snowden në SHBA. Ai ka publikuar dokumente sekrete të Sigurisë Kombëtare dhe tani është në azil pasi rrezikon dënim me burgim të përjetshëm”, tha ai.

“Unë përfaqësoj disa media në Kosovë. I kam këshilluar të gjithë që të mos publikojnë dosjet. Top Channel i publikoi në Shqipëri. Kodi penal funksionon në kohë dhe territor. Por në rast se bëhet i ditur emri i ndonjë dëshmitari dhe rrezikohet jeta e dikujt atëherë mund të kemi procedurë dhe mund të kërkohet ekstradimi apo gjykimi në Shqipëri.”, shtoi ai.

Menu Title