[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Babai i Astrit Deharit: Raporti ka ardhur me 4 tetor, u arsyetuan se e dërguan për përkthim



Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka thënë se raporti ka ardhur në vendin tonë prej datës 4 tetor dhe është vonuar qëllimisht.

Këto komente Avni Dehari i bëri në emisionin Pressing në T7.

Sot edhe zyrtarisht në ekspertizën e ardhur nga instituti mjekësor Zvicra është vërtetuar se Astrit Dehari, aktivisti i Vetëvendosjes, nuk ka kryer vetëvrasje në burg.

“Raporti ka ardhur me datën 4 tetor”, thotë Avni Dehari.

“Nuk i kuptojmë këto vonesa. U arsyetuan se raporti u dërgua për përkthim. Por ata thanë se përkthimi do zgjaste diku tre ditë. Nuk na lejuan që të shohim raportin origjinal”, shtoi ai.

Menu Title