[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bahtiri flet pas kërcënimit: Nuk jam frikësuar



Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas kërcënimeve që kishte pasur ditë më parë, ai dhe familja e tij, duke shtuar se në asnjë moment nuk është frikësuar por është dashur t’i lajmëroj organet kompetente.

Bahtiri ka thënë se e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta.

“Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Falenderoj gjithë qytetarët për mbështetjen që më kanë dhënë, pas kërcenimeve që kam marrë për disa ditë radhazi.

Mijëra mesazhe pëkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.

Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta.

Pavarësisht kërcenimeve dhe çfardo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrasem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune.

Menu Title