[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajqinovci: Hashim, të kemi nxjerrë para popullit çfare je



Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas deklaratave të presidentit, i cili fyu kryeminsitrin në detyrë, Albin Kurtin, se kryeministër më të dobët nuk ka pasur në Kosovë asnjëherë.Bajqinovci ka shkruar se Thaçi e nxorri veten për atë çka është, ‘i mjerë, i pa dinjitet, i pa skrupulltë, i ligë, qyqarë’.Postimi i tij:

Albin Kurti e ka kompleksu. Ja ka nxjerrë jashtë llumin që i vjen nga mungesa e kulturës elementare njerëzore, kulturore e intelektuale që me vite, e kishte fshehur.

E ka mposhtur Albini duke marrë numër rekord të votave si askush tjetër që prej 2007 kur për herë të parë qytetarët kanë votuar edhe për liderë politik. E ka mposhtur madje, edhe në raport me garën kur ky konkuronte me parullen e gënjeshtërt të “shpallësit të pavarësisë”, duke vepruar siç ka bërë gjithmonë: të vjedhë meritat, punën, djersën e atributet e të tjerëve. Albini më 2019, ka më shumë vota se kreu i PANL’ave më 2007, 2010 dhe 2014.

E ka mposhtur me betejë morale. Duke sjellë në politikë të kundërtën e moralit të tij. Duke mos pranuar që të përgjigjet me mjetet e tij. Duke mos gënjyer, mashtruar e tregtuar me interesa të shtetit e të popullit, sic bënte ky në gjithë jetën e tij politike. E ka mposhtur duke i sjellë politikës etikën, idealin e shërbimit ndaj popullit e duke e kthyer politikën nga mjet pasurimi për vetën në mjet shërbimi e realizimi të ëndrrave të të rinjëve e qytetarëve të vendit, pa dallim.

Ndjehet keq. Shanë me fjalorë banal të pa pranueshëm madje edhe për familjet tona ndërkohë është President i Republikës. Nuk po mund ta fshehë më zellin e të qenurit kreu i krimit të organizuar politik, e shantazhuesi i institucioneve të shtetit. Albin Kurti me përkrahjen masive popullore, me nivelin e lartë moral e njerëzor (për intelektual nuk ka as çfarë komentohet), patriotik e qytetarë po ja çjerrë maskën për cdo ditë. Po e bënë të duket saktësisht cfare është: i mjerë, i pa dinjitet, i pa skrupulltë, i ligë, qyqarë.

Gjithë atë energji që ka dështuar ta orientojë në mësim mbi kulturën njerëzore, traditën, dinjitetin, intelektin e dijen për të qenë qytetar normal i një vendi të lirë, pse jo edhe të angazhohej politikisht, ai e ka orientuar në ligësi, tradhëti, djallëzi, gënjeshtër e pa skrupullësi.

Hashim, të kemi nxjerrë para popullit cfarë je. Po të shohin. Po t’i dinë të ligat, qofsh me shëndet e të shohësh se ky popull nuk ka për ta falur për dëmet që ja ke bërë. Do ta përjetosh votimin dërrmues për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme. Atëherë të urojmë të gjesh forcë e të mos të dridhet zëri si mjeran. Ti e di, ne nuk rritemi në përkrahje popullore. Ne thjesht dyfishohemi. Sic duket është ligj i marrëdhenieve politike shoqërore që kur shoqëria dëshiron të ndahet nga një e keqe, atëherë nuk mjafton fitusi relative. Duhet fitore absolute dhe ju na keni dhënë gjithë arsyet e mundshme që bashkë me popullin ta kurorëzojmë 51%’shin

Sonte ishe agresiv ju ktheve vitit 2000 president, ashtu çfarë në faktë je origjinal.

Shihemi nē zgjedhje!

Menu Title