.
×

Bajram Gecaj: Loja e Ramushit me Rikallon e mbajti atëherë dhe e shkarkoi tash për hir të pushtetit!



Kryeministri Hadainaj, i cili dikur desh e pati kallë Kosovën flakë për një fjalë të Jabllanoviqit, në fillim të mandatit të tij qeverisës injoroi tërësisht akuzat serioze të shumë qytetarëve prishtinas për krimet e Rikallos kundër shqiptarëve.

Ndërsa sot e shkarkoi atë pasi ra pre e shantazheve të PSD-së. Edhe atëherë por edhe tash qëllimi ishte mbajtja e pushtetit me çdo kusht, duke provuar edhe një herë se kjo është qeveri e territ, e krimit, e korrupsionit, e sekserëve, e matrapazëve, e shantazheve dhe e balancave politike krejtësisht joparimore. Pazaret dhe kompromiset e tilla për mbajtjen e pushtetit me çdo çmim mund dhe do të jenë fatale për vendin tonë, nëse nuk i ndalim sa më parë.