[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrami thotë se sot qeveria ndau 87 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike



Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria ka ndarë edhe 87 milionë euro në funksion të rimëkëmbjes ekonomike.Sipas ministres, këto mjete do të dedikohen për financimin e sektorëve të rëndësishëm ku përfshihen ndërmarrësia, bujqësia, kultura, rinia dhe sporti, skemat sociale, barazia gjinore, zhvillimi i balancuar rajonal, ndërmarrjet publike dhe komunitetet.

Bajrami ka paralajmëruar se do të ndahen mjete edhe gjatë javëve në vazhdim.

Shkrimi i plotë i ministres së Financave:

Në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, sot kemi ndarë mjete financiare në vlerë prej tetëdhjetë e shtatë milionë euro (87,000,000 €).

Këto mjete do të dedikohen për financimin e sektorëve të rëndësishëm ku përfshihen ndërmarrësia, bujqësia, kultura, rinia dhe sporti, skemat sociale, barazia gjinore, zhvillimi i balancuar rajonal, ndërmarrjet publike dhe komunitetet.

Në javët në vijim do të ndahen mjete tjera nga programi për rimëkëmbje ekonomike për të fuqizuar stabilitetin socio-ekonomik në vendin tonë.

 

 

Menu Title