.
×

Bajrush Morina: Përplasje komandantësh: Anton Quni komandant i Koshares e Xhavit Haliti …i Rognerit!  



 

Një deklaratë e mbrëmshme e Anton Qunit për shumën prej 8 milion markash që Xhavit Haliti i ka marrë nga kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, duket se i ka djeg në bisht shumë Xhavit Halitit.

Ky i fundit duke e keqpërdor pozitën dhe foltoren e Kuvendit tentoi t’i kthejë përgjigje Anton Qunit duke mohuar faktin se i ka marrë 8 milion marka, ndërkaq kur Anton Quni iu përgjigj se ka fakte se Haliti i ka marrë këto para, Haliti i drodhi fjalët duke thënë se i ka marrë paratë nga Ahmet Krasniqi por jo aq sa flitet dhe se prezent ka qenë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa. Kjo përpjekje për të bishtnuar përballjen me fakte dhe pengimi për t’i ndaluar fjalën në Kuvend, ka acaruar situatën deri në përplasje gati edhe fizike.

Krejt çka mund të thuhet nga debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës është se:

  • Xhavit Haliti për herë të parë është përballur me faktet e marrjes së milionave markave nga ministri Ahmet Krasniqi (kanë qenë 8 milion apo 8 qind mijë, kjo mund të vërtetohet më vonë)
  • Se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar edhe nga Fondi i 3% të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  • Se me këto mjete të fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe fondet e tjera nuk dihet se a është blerë armatim për ushtarët e UÇK-së apo kanë përfunduar në xhapt privat të “komandantëve” të Rognerit (Prokuroria duhet të hetojë këtë çështje), se
  • Xhavit Haliti për herë të parë është përballur me një deputet të LDK-së që ka epitetin e Komandantit të Betejës së Koshares.

Për këto dhe shumë çështje të tjera, Xhavit Haliti është përballur vetëm me shkrime gazetash apo deklarime në medie. Sot ai u gjet para një akti të kryer, para një fronti me plot argumente dhe para një deputeti të LDK-së por me merita të luftës së Betejës së Koshares.

Sa do që kjo përplasje është e pabarabartë, Xhavit Haliti me fjalë e Anton Quni me argumente, Xhavit Haliti me biografi të “frontit të luftës nga hotel Rogneri” i Tiranës dhe Anton Quni me merita të një komandanti të frontit të luftës së Koshares, prapë se prapë u bë mirë që u pa “kush është ma i forti!”

Thënë më fjalorin popullor: Xhavit Haliti përfundimisht “ka ra në hundlesh!” të fortë!