[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Profesionalisht nuk është në rregull të kemi televizion të VV-së



Botapress 7 Gusht – Gazetari Bajrush Morina ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje mund ta ketë televizionin e saj, por sipas tij, nuk mund të quhet televizion profesional sepse ka ngjyrim politik.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se nëse VV nuk po e sheh ashtu siç do vetën nëpër televizionet tjera, atëherë le ta themelojnë të tyrin, por mos ta quajnë profesional.

“Kjo platformë televizive për mendimin tim është në kuadër të veprimit dhe platformës politike të VV-së”.

“VV është parti opozitare e cila pushtetin me kravata nuk ka mundur ta mbajë më shumë se 50 ditë – ky është një televizion opozitar. Nuk mund të thuhet se nuk do të jetë televizion me ngjyrë politike sepse tashmë kjo dihet”.

“A mund ta marrin Avdullah Hotin në intervistë një ditë për shembull apo Hashim Thaçin”.

“Është televizion vetëm i kuq i VV-së dhe nuk ka parti tjera. Andaj është e drejtë e opinionit se duan ta shohin vetëm VV-në apo edhe partitë tjera”.

“Profesionalisht nuk është në rregull të kemi televizion të VV-së. Por, nëse VV nuk e ka parë veten ashtu siç ka dashur në televizionet tjera – nuk po kënaqet dhe nuk po ngopet – le ta bëjnë të tyrin, por mos ta quajnë profesional”.

 

Menu Title