.
×

Banorët e Veternikut protestojnë, kërkojnë rregullimin e kanalizimit



Banorët e lagjes Veternik, kanë protestuar për shkak të një kanalizimi i cili qëndron i hapur tash e një kohë të gjatë dhe sipas banorëve po shkakton telashe të mëdha në shëndet.

Organizatori Driton Tafallari, për çështjen e kanalizimit tha se kanë bërë kërkesë në komunës e Prishtinës, mirëpo nuk janë përgjigj. Sipas tij, gjendja është alarmante dhe se komuna duhet ta mbulojë kanalizimit.“Njëri ndër problemet kryesore infrastrukturore që ne e kemi si lagje është kanalizimi i hapur i cili po na shkakton telashe të mëdha me shëndet, edhe kundërmimi është shumë i madhe, përndryshe kërkesa jonë është që komuna e Prishtinës të mbyll këtë kanalizim.

Ne të gjithë e dimë se këtu është plani të bëhet rruga A, mirëpo kjo rrugë premtohet sa herë ka zgjedhje, mirëpo asgjë nuk bëhet në këtë drejtim. Ne sot e kemi ftuar edhe kryetarin e komunës dhe disa drejtori të cilat janë përgjegjëse për këtë punë, mirëpo nuk kanë ardhë.

Ne si masë të parë kemi organizuar këtë protestë…dhe pas kësaj kemi kërkesë nga banorët që masa të radikalizohet, ne do t;i mbyllim rrugët”, tha ai.

Në mesin e rotestuesve ishte edhe Avdush Bajgora, specialistë reanimator në QKUK, i cili është banor i kësaj lagje. Ai tregoi se nëse nuk zgjidhet ky problem banorët do të kenë sëmundje infektive, të cilat janë sëmundje ngjitëse.