.
×

Barcelona nuk heq dorë, do ta kthejë sërish super-yllin



Gjiganti spanjoll me sa dukët nuk është i gatshëm të heq dorë nga ndjekja e super yllit, brazilian, Neymar.

Braziliani la Barcelonën në verën e vitit 2017, për tu bashkuar me PSG-më, në atë që ishte një transferim tronditës, shkruan ORAinfo.

Braziliani Neymar theu rekordin botëror duke u bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit, duke iu kushtuar francezëve plot 222 milion euro.

Ndërsa sipas gazetës spanjolle, ‘Mundo Deportivo’, përcjell ORAinfo, duket se katalunasit synojnë ta kthejnë përsëri talentin nga Franca, në ekipin e tyre.