21 vjet më përparë nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve, me këtë rast bashkëshortja e heroit të Kosovës Agim Ramadanit,Shukrije Ramadani,përmes një shkrimi të publikuar në Facebook duke thënë se sot jam e fortë e krenare,me ty dhe bashkëluftëtarët e lirisë,që u bëtë dritë e atdheut, shkruan Botapress.info
Ky është shkrimi i plotë nga Ramadani pa ndërhyrje të Gazetes:
Sot nuk mund të vijë pranë varrit tënd,të tregoj mbi ëndrrat e mugëta,shpresat e thyera e dashuritë në vyshkje të Kosovës tënde! Sot jam e fortë e krenare,me ty dhe bashkëluftëtarët e lirisë,që u bëtë dritë e atdheut! Pusho i qetë shpirti im se Kosova është feniks që ngjallet nga hiri i juaj!