[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

BE-ja i kërkon llogari AstraZenecas për ndërprerjen e furnizimit me vaksina



Botapress 25 Janar – Bashkimi Evropian do të takohet me përfaqësuesit ekzekutivë të “AstraZenecas” për të kërkuar sqarime shtesë rreth ndërprerjes së papritur të furnizimeve me vaksinën e saj kundër COVID-19 për bllokun.

Kompania farmaceutike, që ka zhvilluar vaksinën e saj në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, ka njoftuar BE-në të premten se nuk mund t’i përmbushë caqet e darkorduara të furnizimit deri në fund të marsit.

Kjo për bllokun nënkupton 60 për qind më pak se furnizimi i premtuar me 31 milionë doza.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen, ka bërë të ditur se pret që kompania të gjejë zgjidhje dhe t’i shqyrtojë të gjitha modalitetet e mundshme për përshpejtimin e procesit.

Por, një zyrtar i BE-së, i njoftuar me rrethanat, ka thënë se se bisedimet me “AstraZenecan” nuk ngërthejnë pritshmëri të larta.

Ndalja e furnizimeve ka ndodhur pak kohë pasi që kompania tjetër “Pfizer” aktualisht më e madhja në botë e prodhimit të vaksinave kundër COVID-19 ka njoftuar për shtyrje pothuajse njëmujore të dërgesave.

Mirëpo pas reagimeve, ka njoftuar se vonesat do të zgjasin për vetëm një javë.

Menu Title