[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

BE-ja pritet t’i ndajë 100 miliardë euro, për të lehtësuar efektet ekonomike të shkaktuara nga Covid-19



Bashkimi Evropian po shton ndihmat financiare për të lehtësuar efektet ekonomike të shkaktuara nga bllokimi i pandemisë së Coronavirusit.

Komisioni Evropian po kërkon të ndihmojë ata që kanë mbetur pa punë dhe ndërmarrjet e mbetura pa financa, me fillimin e në fondi të ri prej 100 miliardë eurosh.

“Mund të lehtësojë efektin e recesionit, ai i mban njerëzit në punë, u mundëson kompanive të kthehen në treg me energji të përtërirë”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Skema, e quajtur “Mbështetje për të zbutur rreziqet e papunësisë në raste urgjente” (SURE), do të ndihmojë shtetet anëtare të mbështesin bizneset e njerëzit e tyre

“Komisioni do të sigurojë kredi për ato shtete anëtare që u duhen atyre për të forcuar skemat e tyre të punës në kohë të shkurtër. Këto skema tani ekzistojnë dhe janë planifikuar në të gjithë Bashkimin Evropian, kështu që nga ‘SURE’ mund të përfitojnë të gjitha vendet anëtare që duan ta përdorin atë”, shtoi ajo.

Konfederata e Sindikatave Evropiane (ETUC) përshëndeti njoftimin, por shtoi se skema duhet të shtrihet në të gjitha vendet e BE-së dhe për të vetëpunësuar.

Ata u kërkuan ministrave të Financave të BE, të marrin vendime urgjente për të ndihmuar punëtorët evropianë.

Më shumë se një milion njerëz janë bërë të papunë në dy javët e shkuara, pasi kompanitë po luftojnë me pasojat ekonomike të pandemisë së shkaktuar nga COVID19.

Menu Title