[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Befason Khabib: Sheikët më kanë ofruar 100 milionë dollarë për t’u përballur me këtë boksier



Khabib Nurmagomedov, kampioni botëror i UFC, së fundmi mori dy milionë dollarë vetëm për të qenë në tribuna për ndeshjen Joshua – Ruiz.

Këto para, Khabib i mori nga sheikët në Arabinë Saudite, dhe tani ata po i ofrojnë 100 milionë dollarë për spektaklin më të madh të boksit të mbajtur ndonjëherë, shkruan Zëri.info.

“Ndeshja e boksit me Mayweather do të luhet vetëm për para. Sheikët janë shumë të prirur për ta organizuar atë. Sidoqoftë, ajo që më intereson tani është përballja me Ferguson”, tha Khabib.

Mayweather po kërkon 300 milionë dollarë, ose tre herë më shumë se sa do të fitonte rusi.

Menu Title