.
×

Befason Nexhmedin Spahiu: Ja kur do të zbulohet vrasja e Oliver Ivanoviqit?



nteresimi i qytetarëve, si atyre serb, ashtu edhe atyre shqiptarë, se kush dhe përse e vrau politikanin kontrovers nga veriu i Mitrovicës, Olver Ivanoviq, si dhe në ç’drejtim po shkojnë hetimet dhe se a do të zbulohet dorasi, përkatësisht motivet për vrasjen e tij, është jashtëzakonisht i madh.

Ajo që deri tash është parë dhe është bërë e qartë në opinion, është se autoritetet më të lartë të shtetit të Serbisë dhe politikanë të lidhur me ta, vrasjen e Ivanoviqit tentojnë t’ua veshin shqiptarëve. Ndërkaq, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, në deklaratat e tyre kanë argumentojnë të kundërtën.

Mirëpo, sa i përket opinionit të gjerë dhe qytetarëve të të dyja Mitrovicave, pra shqiptarëve dhe serbëve, asnjëherë pas lufte nuk ka pas pajtueshmëri më të madhe për të njëjtën çështje, se vrasjen e Ivanoviqit nuk e kanë kryer shqiptarët. Kjo u tregua edhe me sjelljen e tyre, duke mos shkaktuar as më të voglin problem gjatë këtyre ditëve, si dhe me deklaratat e familjarëve të tij, të cilët në asnjë moment nuk e drejtuan gishtin kah shqiptarët.

Këtij mendimi i janë bashkëngjitur edhe një numër i madh figurave publike serbe dhe analistëve e opinionistëve nga veriu i Kosovës, Serbia dhe madje edhe atyre ndërkombëtarë.

Botapress përmes telefonit ka pyetur disa qytetarë të veriut të Mitrovicës, të përkatësive të ndryshme etnike, se kush vrau Ivanoviqin dhe se a ka shanse të zbulohen vrasësit e tij. Pjesa dërrmuese e tyre deklaruan se vrasjen nuk e kanë bërë shqiptarët, ndërsa që të tjerët u përgjigjen se nuk e dinë, duke mos e drejtuar kështu asnjëri prej tyre gishtin në drejtim të shqiptarëve, transmton portali Veriu.info.

Ndërsa, në pyetjen se a do të zbulohen vrasësit dhe urdhërdhënësit e tyre, të gjithë pa përjashtim ishin skeptik. Ata thanë se deri tash, asnjë vrasje që ka ndodhur në veri të Mitrovicës, nuk është zbuluar dhe se edhe kjo ka gjasa të mëdha që të mos ndriçohet.

Mirëpo,është analisti i njohur Nexhemdin Spahiu, që thotë se ka gjasë që vrasja e Ivanoviqt të ndriçohet, por kurrsesi tash. “Vrasja e Oliver Ivanoviqit, do të ndriçohet vetëm atëherë kur në pushtet të mos jetë Aleksandër Vuqiq dhe partia e tij SNS. Pushtetarët tjerë do ta zbulojnë vrasjen e Ivanoviqit, ashtu sikur u zbulua edhe vrasja nga Millosheviqi e Ivan Stamboliqit”, ka thënë ndër të tjera ai.