[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

BE’ja mirëpret heqjen e tarifës, nuk përmend reciprocitetin



Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehen të lumtur me vendimin e Qeverisë Kurti për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe e boshnjake, megjithëse asnjë nuk e përmend pjesën tjetër të vendimit, që është vendosja e reciprocitetit.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë sot se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID-19.

Apostolova në një postim në Twitter duke iu referuar heqjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, ka shpërndarë edhe deklaratën e përfaqësuesit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, i cili ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës.

“Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë # COVID-19. Deklarata nga JosepBorrell, që mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, shkruan Apostolova.

Borell ndërkaq e ka quajtur vendim të rëndësishëm.

“Ndihem i lumtur kur shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës Covid-19”, shkroi Borrell.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për largimin e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit.Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell ka mirëpritur largimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

Menu Title