.
×

Bekë Berisha: Mos ma përzieni ditëlindjen me bakllava të Kurban Bajramit



Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka thënë se nuk do ta pranojë bakllavën si dhuratë për ditëlindje, të cilën e feston sot më 14 gusht.

Berisha, i cili mbush sot 41-vjeç, ka shkruar sot në Facebook se për ditëlindje do të pranojë vetëm dhurata nga metalurgjia.

“Falemnderit të gjithëve për urimet! Mirëpres dhuratat nga metalurgjia. Mos ma përzieni ditëlindjen me bakllava të Kurban Bajramit. Falemnderit paraprakisht”, ka thënë Berisha