[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Benefitet e shumta të dushit të ftohtë



Provoni që në vend të ujit të ngrohtë të përdorni ujë të ftohtë në fund të dushit dhe do t’i vëreni këto benefite

Ndihmon në heqjen e peshës- Po, duket shumë e thjeshtë mirëpo është e vërtetë që uji i ftohtë mund ta ndihmojë organizmin të djegë kalori.

Përmirëson sistemin imunitar- Sipas studimeve të bëra, temperaturat e ftohta e ndihmojnë sistemin metabolik të funksionojë më shpejtë, dhe rrit funksionimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat kanë rol mbrojtës për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut- Një funksionim i mirë i qarkullimit të gjakut do të thotë zemër e shëndetshme.

Përmirëson sistemin limfatik- Dushi i ftohtë ndihmon në zhvillimin e aktivitetit të sistemin limfatik, i cili ka funksion shumë të rëndësishëm për organizmin.

Zvogëlon stresin- Dushi i ftohtë ndihmon në zvogëlimin e e sasisë së acidit urik, dhe rrit sasinë e hormoneve të lumturisë.

Rrit nivelin e testosteronit- Dushi me ujë të ftohtë është shumë i mirë sidomos për meshkujt, të cilët vuajnë nga sasia e ulët e testosteronit në trup. Sipas një studimi vetëm 15 minuta në ujë të ftohtë dhe do të keni rritje të dukshme të testosteronit.

Përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokëve- Uji i ftohtë zvogëlon rrezikun e humbjes së flokëve si dhe redukton sasinë e tepërt të yndyrës në lëkurë.

Bëni gjumë të rregullt- Sipas ekspertëve bërja e një dushi të ftohtë para gjumit është mënyra e duhur të bëni një gjumë të rehatshëm dhe kualitativ.

Menu Title