.
×

Bëni kujdes në konsumimin e mishit të bluar



 

Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, kriza e infektimit të njerëzve nga 5 milion kg të mishit të bluar e cila kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, tanimë ka marr fund, mirëpo paralajmërojnë se shumë njerëz ende mund të përdorin dhe janë të rrezikuar nga mishi i kontaminuar.

Kriza e infektimit nga mishi i kontaminuar ka filluar qysh në tetor të vitit 2017 kur janë tërhequr përafërsisht 6 milion kg të këtij mishi nga tregu, për shkak të rrezikut që përbënte. Që nga viti 2018 deri në shkurt të vitit 2019 janë infektuar rreth 403 njerëz në më shumë se 30 shtete, që nga mosha 1 deri 70 – vjeç. Shumica e të infektuarve ishin meshkuj. Asnjë nga ta nuk ka humbur jetën, mirëpo 117 janë hospitalizuar, shkruan CNN.

Simptomat e infektimit nga salmonella zakonisht fillojnë brenda 12 dhe 72 orëve pas konsumimit të këtij mishi. Disa nga simptomat janë: diarre, dhimbje të barkut, dhe ethe, që mund të zgjasin deri në shtatë ditë. Shumica e njerëzve mund të kurohen pa u hospitalizuar, mirëpo fëmijët apo njerëzit me sistem më të dobët imunitar duhet të konsultohen me mjekët.

Organizata e Parandalimit të Sëmundjeve bën thirrje të gjithë njerëzve që të shmangin apo të zvogëlojnë konsumimin e mishit të bluar, për shkak të rrezikut që përmban për shëndetin e njeriut.