.
×

Berat Buzhala dhe Dritan Shakohoxha përplasen për kombëtare



Gazetari, Berat Buzhala, dhe drejtori i Supersport, Dritan Shakahoxha, kanë debatuar në emisionin Pressing në T7 se kur do të duhej të bashkoheshin shqiptarët në një kombëtare.

Shakahoxha ka thënë se pas dy botërorëve shqiptarët do të kenë një ekip, dhe shtoi se së pari do të duhej të ndodhte bashkimi i shteteve e jo të hiqej së pari përfaqësuesja e Kosovës.

“Unë kur luajnë në një orë ekipet tona më duhet t’i shikoj të dyjat. Nuk mundem të mos i shikoj djemtë e Kosovës”, tha Shakahoxha.

Por Buzhala ndërhyri kur vjen puna tek bashkimi kombëtar.

“Nuk mund të largohet kombëtarja e Kosovës pa u bërë një bashkim kombëtar”, tha ai.

“E çmoj sinqeritetin e Shakahoxhes dhe vullnetin e tij. Por politikanët tonë nuk punojnë për bashkim kombëtar. Edi Rama dhe parlamenti shqiptar nuk flasin asnjëherë për këtë punë. Në federatën shqiptare nuk ka pasur përfaqësues nga Kosova përkundër se ekipi ka pasur shumë lojtar nga Kosova”, tha Buzhala.

“Përderisa nuk bashkohen shtetet tona nuk duhet të heqim dorë nga kombëtarja e Kosovës”.