[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bëri 257 kilometra këmbë nga Prishtina në Tiranë! Ja kush është ai?



Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Fikret Shatri ka arritur me sukses maratonën historike, e gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.
Shatri ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur pak minuta më parë me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

Vrapi i atletit Shatri është quajtur me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.
Një maratonë e tillë nga një atlet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Fikret Shatri poashtu ditë më parë kishte bërë bujë pasi kishte vrapuar nga Prishtina në Istog, por kjo maratonë e fundit është për çdo lavdatë.

Menu Title