[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Besnik Hasi: Një ditë do ta drejtoj Kombëtaren Shqiptare



Besnik Hasi e ndanë me bashkëkombësit e tij epitetin e trajnerit më të mirë të vitit në Belgjikë, që ia dha Federata e Futbollit Belg.

Trajneri nga Gjakova ka folur edhe shqip në ceremoninë e organizuar nga Federata Belge, kur e mori shpërblimin e merituar.

“Nuk fola rastësisht në shqip gjatë ceremonisë, sepse doja që zëri im të dëgjohej shqip. Doja të jepja një mesazh, doja të tregoja dhe identitetin tim e origjinën time si person. Komuniteti shqiptarëve është shumë i madh në Belgjikë dhe ky ishte një trofe dhe për ta, ashtu si dhe për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Hasi për “Sport News”.

Madje ai shpreson që nga suksesi i tij të përfitoj edhe Kombëtarja shqiptare, për të cilën ka derdhur shumë djersë si futbollist.

“Një trofe i arritur falë familjes sime, që është e para që ka sakrifikuar për sukseset e mia. Më vjen mirë që i kam bërë krenar shqiptarët, dhe shpresoj që një ditë t’i bëj të ndihen krenar, pse jo dhe nën drejtimin e Kombëtares Shqiptare”, ka pohuar Hasi.

Menu Title