[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Biden i drejtohet popullit amerikan: Me gjithë shpirt do të angazhohem për Amerikën e bashkuar



Joe Biden i është drejtuar për herë të parë popullit amerikan si presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i 46-të pasi u betua se do të punojë me gjithë shpirtë që Amerika të mbetet e bashkuar.

“Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Ditë e historisë dhe shpresës. Vullneti i qytetarëve është dëgjuar. Kemi mësuar sërish se demokracia është e brishtë, por demokracia ka triumfuar” theksoi Biden.

Biden ka komentuar edhe protestat e përkrahësve të ish presidentit Donald Trump.

“Kemi mësuar se demokracia është e shenjtë. Tani, në këtë tokë të shenjtë, ku pak ditë më herët dhuna shkundi themelet e Capitolit, ne jemi bashkuar në një komb, nën zotin, të pandashëm, për të kryer transferimin e pushtetit siç kemi bërë që më shumë se dy shekuj” deklaroi presidenti Amerikan, transmeton Botapress.info

Menu Title