.
×

Big Mama merr për shërim në Turqi vajzën kosovare që vuan nga sëmundja e rëndë



Vajza Hata Lati nga fshati Lubovec i Skenderajt, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës, shumë qytetarë kanë kontribuar për shërimin e saj.

Familjarët i thanë  se për shërimin e vajzës është lajmëruar këngëtarja e njohur Big Mama e cila e ka marrë për obligim që këto ditë ta marr vajzën për në Turqi për  trajtim.

Babi i vogëlushes  Sami Lati  ka thënë , se vetëm ditën e djeshme janë grumbulluar mbi 12 mijë euro, dhe se për këtë ndihmë i është shumë falënderues të gjithë atyre që kontribuuan.