[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Binak Maxharraj: Qytetarë te Republikës së Kosovës-Largoni shkatërruesit e shtetit!



A jeni tu e pa së kujat ia keni dhenë votën,jo një here por shumë hërë.Këta pushtetar janë tu ju vjedhe duke e keqëpërdorë shtetin.Të gjihtë nga hajnija janë ba milioner,kuse ju veq këqyrni qysh me ikë nga ky shtet nga varferia.Dhe për këte hiq nuk kanë dertë,as palla nuk ua ndinë.Nga kënqësia për pushtet ata po e shakterrojnë këtë shtet te cilin mallë e patem ta kemë.

 

Në këtë shtetë,apo gjysmë shtet është hallakamë e madhe,askush nga pushtetaret nuk din dhe nuk ka dijeni së çka po ndodhë ne shtet,sejcili vepron në krye n’vete,secili donë me qenë ma buxhë së tjetri,secili merr aso vendime qe ia marrin fytyrën shtetit tonë në botë.

 

Së sa të vetedijshem janë për punën e tyre që e bejnë ndodhi sot me arrestimin me brutal te mundshëm te shtetasve Turq te cilët nuk u arrestuan por u kidnapuan ne menyrën shume bizare kundër të gjitha rregullave ndërkombëtare dhe vendore,i kindapuan ata qe nuk guxonin dhe nuk kishin asnje autorizim qe ta banin kete,bile as më keq duke mos i njoftuar kreret e shtetit(nese keta e flasin te vertetet,çfar nuk besoj).Por nese eshte e vertet si është e mundur qe te arrestohen dhe kindapohen,deportohen njerezit duke i quar drejtë ne gojë te ujkut,duke mos respektuar asnje procedurë

 

Në fund së çka punojnë keta pushetar kur ne shtetin e tyre ndodhin paturëpsi të tilla qe ia marrin fytyrën shtetit ndaj të cilit i ka syt e gjitha bota se çka po ndodhe në Kosovë,dhe pastaj dalin me deklatara false te turpëshme se gjoja nuk e kemi dijtë,se gjoja nuk na kanë njoftu,po si mund te funksionoj një shtet,kur varesit e tyre nuk i njoftojnë së çka po ndodhë ne shtetin e tyre.Kjo ndodhe kur shetein e drejtojnë njerez te padijshem,te pa edukatë.Këta njerës duhet sa mëparë,dhe sa ma shpejtë të shporrën nga pushteti sa ende nuk është ba vonë.

 

E,ju qytetar nese doni ta shkatërroni edhe me tejë këtë shtet,edhe ashtu të brishtë votojeni prapë këta njerez,te cilët do te çojnë në humnërë pa këthim shtetin tonë,spse shumë gjak u derdhe për ta pas lirin,dhe ju do te sillën si rrugaç rrugëve te Evropës e me gjerë.

Menu Title