.
×

Biondina, Genta Ismajli



Nuk është një këngëtare e cila pëlqen që të dal jashtë stilit të saj e sidomos ta ndërroj formën e flokëve. Mirëpo kësaj here ‘uragani’ i skenës muzikore shqipe Genta Ismajli ka vendosur që nga zeshkane të kalojë në bionde. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet se flokët e saj tashmë ishin të bardha.

Edhe me këtë stil të ri Genta duket e mrekullueshme siç është gjithmonë. Ajo ka marrë shumë komente pozitive nga fansat e saj në këtë rrjet të cilët e kanë lavdëruar këngëtaren për këtë hap që e ka marrë. Ndër të tjerash, Genta në këtë verë ka qenë shumë e kërkuar anë e kënd trojeve shqiptare dhe kudo që ishte ajo para vete kishte me mijëra fansa të cilët nuk e lënë atë asnjëherë vetëm.