.
×

Blerim Kuçi thyen heshtjen, flet për arrestimin dhe vendimin për pushkatimin e tij  



Bota press 26 shkurt

Blerim Kuçi ka vendosur të flasë. Ai do të thyejë heshtjen në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova. Përballë moderatorit Kushtrim Sadiku, kështu ka njoftuar përmes rrjetit Facebook, vetë moderatori i këtij emisioni Kushtrim Sadiku, transmeton Botapress.

Blerim Kuçi ka pranuar që të flasë për periudhën e luftës e në veçanti për peripetitë e tij në atë kohë. Kuçi do të përgjigjet edhe për vendimin për pushkatimin e tij të cilin e kishte marrë i ashtuquajturi kryetar i Gjykatës ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna. Ky i fundit po në këtë emision dhe në Klan Kosova përsëriti deklarimin e tij se kishte marrë vendim për pushkatimin e Blerim Kuçit.

Sot në ora 17.30 Blerim Kuçi do të zbardhë gjithë këtë mister jo vetëm të jetës së tij por edhe të asaj periudhe të luftës në Kosovë transmeton Botapress.

\kushtrimi