[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Blero Muharremi baba për herë të dytë? Flet Afrona Dika



 

Blero Muharremi dhe Afrona Dika padyshim janë një ndër çiftet më simpatkë. Së fundmi u përhapën fjalë se çifti shumë shpejt do të bëheshin prindër. Shkak për këto thashetheme është bërë pesha e modeles e cila në pamje duket se ka shtuar. Kjo gjë ka nxitur ndjekësit e shumtë të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme.

Mirëpo së fundmi Afrona ka folur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke shuar të gjitha zërat që qarkullojnë. “Nuk jam shtatzënë por thjesht kam shtuar disa kilogramë”, shkruan modelja duke mos lënë më asnjë vend për dyshime.

Në muajin shtator të vitit që lamë pas çifti kurorezuan dashurinë e tyre dhe pas dasmës ata shijuan muajin e mjaltit në Hawaii, shkruan Botapress.info

Menu Title